Trifon Xhagjika Poeti i pushkatuar ne Komunizem

Pergaditi Ilir Demalia

Driten ta shuajne ne terr

e diten ta ndezin;

buken ta shtrojne ne sofer
e duart tíi presin;
ne burim te cojne
e gojen ta mbyllin.
Ne nje kohe qe faqet e shtypit ne Shqiperi, mbushen me foto e shkrime per ish nomenklaturen komuniste, ne nje kohe qe mediat e shkruara dhe vizive mbushen me ata qe isherbyen kesaj diktature si poratavoce te rregjimit per vlerat e veprave te tyre ne diktature, dhe qe na i shesin si vepra lirie sot, lehen ne harrese ATA, (jo pa qellim) qe krijuan poezi dhe letersi, me vendosmerine e kurajon qe ta jep vetem nje shpirt i lire. Morali i ka kaluar kufijte e turpit. Ata te cilet moren te gjitha privilegjet dje me vepren e tyre, duan te marrin sot dhe lirine me heshtjen qe bejne, ne drejtim te gjithe atyre, qe nuk u mposhten e u thyen, por klithen me sa fuqi me shpirtin e tyre te lire, per “Atdheun Lakuriq” dje, dhe sot. Ate qe dje i vrane, sot mundohen ti mbajne te varrosur me heshtjen. Trifon Xhagjika eshte nje nga klithmadhimbjet e Atdheut. Jo vetem antikomunisti, jo vetem kalores i LIRISE, por dhe nje gjigand i poezise Shqiptare . 43 vjet pas pushkatimit, POETI eshte ende pa varr. Persekutoret dhe ata qe i dhane “colpo di grazia” jane gjalle. Kerkojme te hapim krimet e komunizmit kur kriminelet i kemi gjalle?! Poetet qe i kenduan LIRISE,ATDHEUT, I BENE THIRRJE NDERGJEGJES SE KOMBIT, S’KANE NEVOJE PER VARR. ATA jane kudo, ne plaget e atdheut, ne modelin e kurajos qytetare, ne vetmohimin per drejtesi, liri, prosperitet shoqeror. Ata jane kembana qe akoma nuk i ndegjojne te shurdhuarit RAHJA, jane kembane qe i bejne te mbyllin veshet, kriminelet qe i vrane, por nuk vrane dot shpirtin e tyre te LIRE qe, me vargjet qe na lane vazhdojne akoma si MARATHONOMAK me pishtarin e LIRISE, NDERGJEGJES,KURAJOS, dhimbjes per “ATDHEUN LAKURIQ”.
Kur prokuri i dha fjalen e fundit, AI filloi me keto fjale,- “Me jepni nje top te shemb sistemin tuaj…. – donte te vazhdonte, policet e ulen me force dhe i mbullen gojen…. Me nje vendeim te paramarre trupi gjykues u terhoq per tu rikthyer ne salle duke dhene denimin me vdekje. Ne kohen qe po e nxirrnin nga salla, i vellai Ylli ju drejtua, ” Mbaje koken lart si i takon Xhagjikeve!” Donte te kendonte dhe njehere poeti duke ju pergjigjur te vellait….. Policet perseri i mbyllen gojen duke e futur ne autoburg. U arrestua dhe Ylli per ate qe tha. Jane pikerisht keto veprime, qe tregojne nje kurajo qytetare deri ne vetmohim, nje shpirt te lire qe nuk pajtahot asesi me dhunen qe po i behet Atdheut,duke u vetmohuar me jeten e tij dhe ne momentin e fundit nuk kerkon meshire per jeten, por TOPIN PER TE RREZUAR SISTEMIN. Portavocet dhe lakejte e rregjimit dje dhe sot,duan ta vrasin me heshtje…. Kembanat e XHAGJIKEVE do tju ndjekin deri ne frymen e fundit, O pacavure rregjimesh. Akoma vazhdojne pa nje akt pendese sot, îmjeshtritî e socrealismit te hiqen si Zeuse te letersise moderne shqiptare.

Trifon Xhagjika (1932-1963) u lind ne nje fshat te Zagorise(Gjirokaster) ne nje familje te thjeshte qe shquhej per ndershmeri e patriotizem. Pasi kreu studimet e larta, sherbeu ne ushtri. Me 1963 u arrestua bashke me nje grup te rinjsh e u denuan me pushkatim. Poezia ishte pasioni i tij. Per rrethanat qe iu krijuan, ai botoi pak. Vargjet e tij shquhen per thellesi, ndjenje e sinqeritet. Mjaft nga poezite e pabotuara kane humbur. Nje pjese e tyre eshte botuar ne vellimin “Atdheu eshte lakuriq”(1994).
Gjate hetusise AI shkruajti keto vargje:

 
Ndihmomeni te qesh
Nuk mundem,
nuk mundem,
nuk mundem.
E pashe Atdheun lakuriq,
(vetem pa miq e shoke)
mundohej te kepuse nje dege dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija te urritur!
Por sa i vogel qenka!
As nje dege nuke e kepuste dot.
E mora per dore
ta rrit ne zemren time…
Vellezer-
Po e kerkuat Atdheun,
e kam une.
Ndihmomeni te qesh.
Ndihmomeni te gezoj.
Atdheu eshte lakuriq!

1963
Kenga e verber
E shkreta ti, o Republike
u blatohesh te zoterve
pa e ditur cjane.
Driten ta shuajne ne terr
e diten ta ndezin;
buken ta shtrojne ne sofer
e duart tíi presin;
ne burim te cojne
e gojen ta mbyllin.
Ata te kthyen ne metelike!
E shkreta ti, o Republike,
e cmendura ti, o Republike,
genjeshtarja ti, o Republike,
kusarja ti, o Republike!
Me emrin tend, te vjedhin jeten.

Sa do te doja
qe ballin e ftohte
me driten e rrufeshme te ma perkedhelje,
endrrat e ngrira te me zgjoje.
Me tmerrin duke shkuar
do te kuptoja dashurine e jetes,
kur je ne gji te nenes.
O njerez te thjeshte,
ju dua!
Mund tíju sherbej
si ushtare, si sherbetor besnik.
Vec me mua ejani,
tju rrefeje te verteten
qe ndrit.
Te dine udheheqesit lart
dhe e larta Republike
se nuk jemi
as te verber
as te shurdher ne politike.

O Republike e pabese!
Tu fala
si kristiani Krishtit,
po cme dhe?
Dhe diellin do te ma zesh.
Turp,
Atdhe!
Sdue di kush je!
Tek ty jam
I lire pa liri,
I gjalle i pajetuar,
I vdekur i pavarrosur.

O vendi im
O Republike!
Ne crruge po ecen tani
me duar te gjakosura,
me sy te cuditshem?
Vete jeta cudine ta zmadhon
e te ardhmen ta shuan.
E pikelluar
mashtrimi i buzeqesh.
Shko!
Shko, o Republike!
Mua mÎ duhet tÎ eci nÎ rrugÎn time.
Nga nata ilegale
ku ndrydhen qÎllimet,
te dal ne ditet e te ardhmes,
te ngre flamurin e besimit tim.
Aty
te shkruar ekam biografine,
te paster e pa njolla.
Dhe, ti,o Republike,
e gjora republike,
do te jesh perseri me mua.
Po tani,
te te peshtyj une dua,
se ti nuk pate turp
te mbytesh historine.
Me kete kenge te verber
te ngre ne gjyq,
ne gjyqin e te heshturve.

«ítÎ tÎ kÎndoj mÎ? Trishtimi po mÎ mbyt.
Lodhja dorÎn ma pÎrshkon.
Por tÎrbimin nuk e ndal dot.
Jo!
Nuk mundem te te fal.
Gjuha mu zgjidh.
Vrame po te duash.
Ne netet e tua te gjakosura
do tÎ dÎgjosh zÎrin tim:
Te urrej o Republike,
lavire e zoterve gjakprishur!

Prill 1962

Ndergjegje me katrore te zeza
Nate!

Pame shkruaj ti vete.

Ngjyra tende eshte e zeze!

(Nuk kam te zeze se erresira tende)

Nate!

Pame shkruaj pra vete

nÎ letrÎn time

(Letra ime eshte e bardhe.

Si ndergjegjja e njerezve

me katrore te zeza prreth.)

Ulu, pra prane tavolines,

te te marre dreqi, te te marre!

Skico ne te zeza

Fytyra,

fytyra,

te njerezve te vrare ne vend!

Kurse une do te therras:

O nate hyjnore!

Shkruaj ne letren time

per njerezit cnjerezore!

(Letra ime eshte e bardhe,

ngjyra tende eshte e zeze.)

Ulu, pra, shpejt

prane tavolins

dhe shkruaj

pÎr fÎmijÎt qena bij qenash!

Shkruaj!

Kurse une

me zerin tim,

do te therras,

aq do te therras,

sa qielli te copetohet:

Nuk mund te shkruaj me,

Pena mu thye ne 1958.
Jam une
Here here
ne oret e vona te nates
kur ndergjegjia fluturon per diku
une eci.
Pa meshire,
shkelmoj,
si kale i harbuar
rinine time
……..
Miq!
Degjoni trokellimat e kalit te
harbuar?
Jam une!

Use Facebook to Comment on this Post

share