Draft ligji i ndërtimit 2012-Kosove

Ylber Vokshi 

Shumë herë në vitet e pas luftës kamë tentuar të jam indiferentë në të gjitha atë se çka po ngjan në shoqërinë Kosovare,posaçërisht në fushën e Planifikimit Hapësinor,                                           Urban,Arkitektonik si dhe në fushën e Ndërtimit,e cila aspak nuk vlerësohet në Kosovë. Më duhet të reagoi dhe ti potencoi disa çështje që nuk kanë lidhje me realitetin tonë. Shkas është kalimi i ligjit të ndërtimit me 08. mars 2012,në Qeverinë e Kosovës dhe procedimi i tij në Kuvendin e Kosovës për aprovim.

Një deklaratë publike ne shtypin ditor e Ministrit Dardan Gashi (MMPH-Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor),lidhur ma reagimin e AsAK( Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës),për Ligjin e Ndërtimit më befasoi. Nuk është korrekte të anatemohet një Asociacion profesional me fjalët ”ata gjithnjë kundërshtojnë”,”ky asociacion e ka rutinë që të ankohet, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë”,pa i argumentuar vërejtjet e AsAK-ut lidhur me draft ligjin e ndërtimit.

U bombardua opinionin me shabllone politike,nga ana e Ministrit,se si “me ndryshimet substanciale në ligj janë marrë për bazë edhe rekomandimet e Bankës Botërore,dhe si i tillë ligji do të jetë në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke besuar se do t’i eliminojë barrierat biznesore,t’i ulë shpenzimet e bizneseve dhe në të njëjtën kohë siguron shëndetin dhe sigurinë publike”,duke vazhduar pastaj të thotë se “ligji aktual i ndërtimit, i cili është në fuqi, është treguar joefikas në zbatim,ka kontribuar në përhapjen e ndërtimeve joformale,pra ndërtimeve ilegale dhe ka pasur ndikim negativ në mjedisin afarist në Kosovë”. Konstatimet e Ministrit realiteti kosovar në fushën e ndërtimit vetvetiu i demanton, Si mundet të jetë ligji i kaluar shkaktar i shume parregullsive në ndërtime,kur gati aspak nuk është zbatuar nga ata të cilët e kanë pasur “detyrë të punës” ta bëjnë,pas aprovimit të tij para 8 (tetë) viteve.

Që nga viti 2004 i kamë apostrofuar vërejtjet lidhur me ligjin e ndërtimit të cilin e kishte aprovuar Kuvendi i Kosovës atëherë. Në ato kohëra nuk kishte reagime të profesionistëve të shumtë kosovar (arkitektëve dhe inxhinierëve të ndërtimit). Ata shumë mirë e kishin kuptuar se ma së miri është të punohet pa ligj. Ishte kjo e vështirë,gati e pa mundur,për ata inxhinier që ishin edukuar të punojnë sipas rregullave dhe normave teknike evropiane. E njëjta po ngjet edhe sot, pos Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës,nuk ka reagime të profesionistëve. Këto çështje ishin dhe janë thjesht teknike dhe aspak nuk janë të ndërlidhura me politik-bërjen ditore në Kosovë.

Do të tentoi të iu rikujtoi vendimmarrësve Kosovar,e posaçërisht Komisionit parlamentar për Bujqësi,Pylltari dhe Planifikim Hapësinor,dhe Delegatëve të Kuvendit të Kosovës,të cilët do ta aprovojnë ketë ligj,me pasojat që do të rrjedhin nga ky ligj nëse aprovohet,e që do të ndikojnë direkt në ecurit e ardhshme negative në fushën e ndërtimit. Askush nuk është aq i marrë,të kundërshtoi rekomandimet progresive të Bankës Botërore,por ato duhet zbatuar gradualisht duke ia përshtatur kushteve kosovare.

  • Absolutisht pajtohem që procedurat burokratike të marrjes së lejes së ndërtime të shkurtohen dhe të merren në një vend. Ka maltretime të pa imagjinueshme që iu nënshtrohen kërkuesit e lejeve ndërtimore, investitorët potencial që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.
  • Parimi “Heshtja është pranim”( Neni 4, Neni 21  alineja 3 ) është tërësisht I pa pranueshëm për kushtet tona,e njëjta vlen edhe për certifikatën e përdorimit (Neni 26  alineja 4).

Ky parim ligjërisht do të institucionalizoi të gjitha llojet e ndërtimeve në të ardhmen. Vetëm ata të cilët dëshirojnë parregullsi të tilla,do të përkrahin një parim të tillë. As përafërsisht nuk e kemi infrastrukturën teknike për të zbatuar ketë parim,vetëm do të krijojmë paqartësi edhe ma të madh. Edhe me ligjin aktual të ndërtimit i ke të definuara këto afate,problem është mos zbatimi i tyre.

  • Mbikëqyrja neutrale është e domosdoshme,kush do ti mbikëqyrë ndërtimet kjo çështje fare nuk përmendet ?. Mbikëqyrja inspektuese është çështje krejtësisht tjetër, ajo e ka vendin e vetë në procesin e kontrollit shtetëror të ndërtimeve. Në anën tjetër në nenin 22 alineja  4.2  përmendet se duhet planifikuar mjete për të kryer “mbikëqyrjen e ndërtimit”, duke përfshirë edhe inspektimin.
  • Mundet të projektoi kush të donë nuk ka kritere të parapara me ketë ligj. Madje në nenin18 alineja 3 ka të drejt të aprovohen kushtet e ndërtimit të aplikuesit. Askund nuk sanksionohet organi i autorizuar që nuk ka kthye  përgjigje në afatin e paraparë ligjor. Kjo është çmenduri,a nuk po e dimë se ku jemi duke jetuar. Me ketë do të krijohet një katrahurë ndërtimi me ligj e mbrojtur nga shteti,këtë nuk do ta lejonte asnjë shoqëri.
  • Distancat në mes objekteve edhe pas tetë viteve nuk janë përpiluar nga ana e Ministrisë,edhe se e kishte obligim ligjor sipas Nenit 9 të ligjit aktual. Pas aprovimit të ligjit të ri a thua edhe sa vite do të iu nevojiten Ministrisë që të aprovoi këto “Udhëzimet Administrative” apo “Akte Nënligjore” edhe se në nenin 38 alineja 4 është i caktuar afati brenda 6 muajve. Duhet rikujtuar se ligji aktual e kishte afatin 18 mujor,kaluan tetë vite e  U.A. ende nuk janë përfunduar apo                                                                        aprovuar,paramendoni me afatin e ri 6 mujor së çka mundet të ndodhë !.
  • Përse nuk caktohet afati për hartimin dhe aprovimin e Kodit Unik,ku dehet definuar  dhe precizuara të gjitha normat teknike të ndërtimit aq të domosdoshme në Kosovë, apo kjo do të zgjat me vite !,si në ligjin aktual (Nenit 38 alineja 3).
  • Për cilat standarde ekzistuese të ndërtimit. po mendohet, kur ato në 70% të rasteve as që ekzistojnë apo respektohen (Nenit 38 alineja 5).

Ka edhe shumë çështje tjera si leja dhe pëlqimi urbanistik,provimi profesional dhe licencimi,revidimi i projekteve,mbikëqyrja e pavarur etj. Këto çështje duhet diskutuar dhe definuar Komisionet dhe Deputetët para aprovimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës.

Më duhet të theksoi së ky draft-ligj i ri duhet me iu përshtatur kushteve dhe rrethanave ekzistuese,e jo të katapultohet nga ndonjë eksperiencë e huaj,e ndonjë mentaliteti tërësish të ndryshëm nga ne, Kosova në vitet e para luftës i ka pasur ligjet e Planifikimit dhe Ndërtimit edhe ma progresive se shumë shtete të BE-së. Ketë e kamë vërtetuar në fushën e projektimit dhe mbikëqyrjes ndërtimore duke punuar me normat dhe standardet Evropiane,në vitet e rindërtimit të Kosovës pas vitit 1999.

Të nderuar deputet,mos kontribuoni që me aprovimin e një ligji të tillë të ndërtimit,të thelloni edhe ashpërsoni edhe ma shumë situatën e ndërlikuar me ndërtime të reja që do të legalizonin shumë padrejtësi në të ardhmen. Jam i bindur se këtë nuk e dëshiron askush nga ju si të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Kosovës.

Në fund përshëndes apelin e  Ministrit Dardan Gashi i cili i ka ftuar të gjithë ekspertët e kësaj fushe,që mendojnë se duhet të ndryshohet ky ligj para miratimit në Kuvend mund të inkuadrohen dhe të propozojnë ndryshimet. Besoj që edhe ky shkrim do të kontribuoj në korigjjimin,plotësimin dhe aprovimin e një ligji realist,funksional dhe të aplikueshëm në praktik,që nuk i ka Draft ligji i ndërtimit i propozuar.

Use Facebook to Comment on this Post

share